Kushi nënvizoi se gjatë takimit, bashkëbiseduesit u ndalën tek sugjerimet që ka dhënë secili prej partnerëve për strategjinë e re të arsimit 2021-2026
“Në ambientet e Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë mirëprita përfaqësues nga Ambasada Franceze , Gjermane dhe Spanjolle në Tiranë, me të cilët diskutuam rreth zbatimit në vijim të marrëveshjeve për seksionet dygjuhëshe në arsimin parauniversitar”, u shpreh Kushi.
“Gjatë takimit, u ndalëm tek sugjerimet që ka dhënë secili prej këtyre partnerëve për strategjinë e re të arsimit 2021-2026 dhe më konkretisht, për mësimin e gjuhës së huaj të detyruar në arsimin parauniversitar”, theksoi ministrja Kushi. /a.a/



























