Njëra ndër to do të jetë edhe studim i fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë dhe rregullimi kufitar të komunikacionit hekurudhor.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.
“11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, shprehet ai.
Mbledhja e dy qeverive është duke vazhduar, derisa pritet që përmes një ceremonie solemne të nënshkruhet marrëveshjet.

























