Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.
Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.
Provimet e maturës po zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.
Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.
Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të matematikës më 17 qershor dhe provimit me zgjedhje më 24 qershor.
/k.s/a.f/