Nga Edlira XHERRI
Noemi Balla, maturante ekselente e gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi”, u vlerësua si debatuese më e mirë në Debatin Ekonomik Kombëtar midis shkollave të mesme të Shqipërisë, organizuar nga Junior Achievement Albania.
Ky konkurs kombëtar përmbylli një tjetër edicion plot energji dhe pasion për debatin dhe komunikimin. Nga 36 klube debati në 36 shkolla të Shqipërisë, mbi 180 nxënës, gjyqtarë, mësues dhe mentorë u mblodhën në Piramidën e Tiranës për të zhvilluar aftësitë e tyre në mendim kritik, argumentim dhe punë në skuadër.
Noemi Balla shkëlqeu gjithashtu në WSDA 2025 në Slloveni, duke përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë dhe qytetin e Elbasanit në arenën ndërkombëtare të debatit. Ajo dëshmoi se pasioni dhe dijenia mund të thyejnë kufijtë, duke u bërë zëri i rinisë shqiptare në nivel ndërkombëtar.
Me mendim kritik, qartësi në të shprehur, vetëbesim dhe etikë, Noemi përfaqësoi me krenari Elbasanin dhe vendin e saj, duke bërë krenar komunitetin lokal dhe gjithë Shqipërinë.



























