11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se “çdo javë do të vijnë vaksina antikovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar”.

“Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 milion vaksinime”, – tha Rama.

Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, etj. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 601,291 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej të cilave mbi 479,020 vaksinime janë kryer për persona mbi 60 vjeç.