Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, gjatë një vizite në kompaninë “Cocoal shpk” Maminas, u njoh nga afër me këtë investim serioz, që ka marrë mbështetjen edhe nga skemat kombëtare në Bujqësi, duke zhvilluar një pulari sipas standarteve dhe me një teknologji bashkëhore.
“Për vitin 2021 aplikimi në skemat kombëtare nis me datën 24 Mars”- shprehet Ekonomi.
“Kam kënaqësinë, tha ministrja, të jem në fermën “Cocoal” e cila ka 6 vjet që ekziston në treg dhe është e specializuar për prodhimin e vezëve por dhe për prodhimin e mishit të pulës”
Pulat e vezës “Cocoal” rriten në hapësirë të hapur në Lushnjë, në livadhe dhe ato mund të quhen vezë organike padyshim.
Sipërmarrësit e këtij investimi e infomuan ministren se “në këtë pulari gjenden pula që vijnë për prodhim mishi të cilat janë të një race rustike dhe mbasi mbarojnë ciklin e prodhimit për mish këtu, ato shkojnë ose në treg për t’u konsumuar direkt ose në thertore ose i jepen banorëve të zonës për të përmirësuar racën e shpezëve që ato kanë në këtë zonën këtu”.
“Puna e kësaj kompanie është për t’u lavdëruar në fakt, sepse jo vetëm që ka sjellë një racë, të qëndrueshme për vendin, por dhe mënyra sesi po e rrit këtë shpezë për mish është një mënyrë që drejtohet nga smart technology, sepse kontrollohet si sasia e ushqimit si sasia e vaksinave, si sasia e lagështisë ashtu dhe temperatura në shërbim të cilësisë së mishit”- u shpreh Ekonomi.
Mbasi mbaron ciklin industrial të prodhimit pulat u jepen banorëve të fshatit kur ato kanë interes për ta mbajtur këtë lloj varieteti në oborret e tyre. Dhe bashkë me marrjen e shpezëve ato marrin dhe një lloj trajnimi se si duhet të sillen ndaj kësaj gjallese që kanë marrë në oborr.
“Unë dua të falenderoj shumë Ermonelën që nuk resht së hulumturari në fakt, dhe ajo që më bëri shumë përshtypje ishte njohuria e saj që kishte për gjithë rregulloret e BE-së dhe për mënyrën sesi këto rregullore duhet të transpozohen në realitetin shqiptar”- u shpreh Ekonomi. /j.p/

























