Kopshti nr. 14 në Elbasan është i rivitalizuar tërësisht në shërbim të rreth 60 fëmijëve. Bëhet fjalë për një bashkëpunim të bashkisë me Organizatën ADRA, duke krijuar një qendër multifunksionale, e cila i shërben komunitetit, ku përparësi u është dhënë fëmijëve të familjeve të kthyera nga emigrimi.
Kryebashkiaku Gledian Llatja, i shoqëruar nga Drejtuesi Politik i PS, Damian Gjiknuri dhe deputeti Florenc Spaho, panë nga afër investimet e kryera në këtë kopësht te vilat perfshijne vendosjen e kuzjines, sistemin e ngrohjes, kend lojerash etj
Kryebashkiaku Llatja theksoi se Bashkia po punon me anë të projekteve për rehabilitimin e fëmijëve të emigrantëve, duke iu ofruar kushte sa më optimale.
Gjiknuri e cilësoi si një nismë pozitive të bashkisë së Elbasanit për t’iu gjendur pranë fëmijëve që vijnë nga emigracioni.
Vazhdimisht bashkia e Elbasnait i ka pasur në fokus të veçantë fëmijët, duke u krijuar kushtet e duhura me ambientet e rikonstruktuara.



























