Politikat e qeverisë adresojnë për vitin që vjen, prioritet më së shumti për zhvillimin rural, në mbështetje të prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale.

Sipas të dhënave në projektbuxhetin e vitit 2022, 7 miliardë lekë është fondi i akorduar për këta sektorë.

Ndërkohë që në krahasim me buxhetin e këtij viti, është rritur me 2 miliardë lekë, mbështetja e drejtpërdrejtë për fermerët, ose siç njihet ndryshe subvencionet.

Gjatë vitit të ardhshëm, parashikohet që nga skemat kombëtare në bujqësi të përfitojnë 4800 fermerë dhe nga skemat e përfitimit të naftës 17.500 fermerë.