Mbi 100 të dënuar në Burgun e Reçit raportohet se janë futur në grevë urie dhe prej dy ditësh kanë refuzuar ushqimin në shenjë proteste.
Mësohet se të dënuarit kërkojnë që të takojnë familjarët pasi që prej pezullimit të lejeve për shkak të pandemisë së Covid-19, e vetmja mënyrë kontakti për ta ka qenë telefoni. Ata kërkojnë leje që të shkojnë në shtëpi.
Ndërkohë, edhe në Burgun e Peqinit të dënuarit janë në grevë urie prej disa dditësh dhe kërkojnë përgjysmim të dënimeve seopse ipas tyre “një pjesë të fajit për krimety e tyre” e ka shteti.


























