Partia Socialiste e ka gati emrin e kandidatit me të cilin do të garojë në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të Himarës me 4 Gusht.

 

 

Dy anëtarë nga Kryesia e PS i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se kandidatura më e volitshme e menduar nga PS është ajo e prefektit të qarkut Vlorë Vangjel Tavo.

 

Gjithsesi do të jetë Kryesia Socialiste e mbledhur pak minuta më parë ajo e cila pritet të thotë fjalën e fundit për këtë kandidaturë.

 

 

Kryeministri Edi Rama në dy vizitat e fundit në Himarë dhe Dhërmi ka dhënë sinjale të forta mbështetje për zotin Tavo.

 

Ai u tha banorëve të këtyre zonave se “nëse e duan për punë kanë Vangjel Tavon. Ndërsa nëse duan sherr kanë Vangjel Dulen”.

 

Top Channel