Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës.
Një fëmijë i moshës 8 vjeç është mbytur në parkun e quajtur “Japonez”.
“Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar” – njofton policia.
Shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.
Duket se fëmija ka qenë i vetëm, pasi nuk e ka ndihmuar askush derisa ka ardhur policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, por nga dyshimet e para mendohet të ketë rënë aksidentalisht.
Ora News