Nga data tre korrik nuk do të ketë më sportele për shërbimet në Kadastër.

Kryeministri Rama ka bërë me dije se Kadastra tashmë do të jetë një dritare përmes e-Albanias ku të gjithë do të mund të jenë të barabartë e të marrin shërbimet që i nevojiten.

Ai tha se tashmë nuk do të ketë asnjë mik të afërt apo të largët që do të mund t’i ndihmojë qytetarët për të përshpejtuar procesin apo për të zëvendësuar një pronë me tjetrën.

Rama: Është e vërtetë që Kadastra është institucioni i vetëm që bashkëjeton me kërcënimet nga të katër anët dhe kjo ndjesë sot është një ndjesë që mezi kam pritur të vijë dita ta bëj por nuk e kam bërë më parë se e kam ditur që e nesërmja do të jetë njësoj. Mezi kam pritur të vijë dita të them këtë që do të them tani ditën e hënë më 3 korrik kadastra nuk është më e aksesueshme për asnjë nga ju. Askush brenda në kadastër nuk o të mundet të përgjigjet edhe sikur të dojë, asnjë nga kushërinjtë që keni futur në kadastër asnjë nga ata që gjasme ka dhënë jetën për PS-në nuk do të ketë më gjë në dorë. Nga tre korriku kadastra do të jetë digjitale. Askush nuk do të ketë mundësi të devijojë sipas dëshirës, nuk do të ketë më zgjidh t’i se kujt t’i shërbesh. Nga tre korriku punonjësi do të ketë para çfarë t’i nxjerrë kompjuteri. Askush nuk do të gjejë fillin se si do të trajtohet prona përveç makinerisë digjitale. Qytetarët të mos shkojnë më në kadastër se nuk i pret më askush. Kadastra tashmë do të jetë në dritare përmes e-Albanias, aty do të vije dokumenti me vulë elektronike i patjetërsueshëm. Sistemi do të jetë i tillë që çdo njeri i interesuar do të shohë se ku është ecuria e procesit. Që një makineri e tillë të përgjigjet duhet që të dhënat ti ketë të aksesueshme. Arkivat e mbushura me letra nuk janë më të askesueshme dhe askush nuk mund të shkojë të fusë një pronë e të heqë të dikujt tjetër. Kjo periudhë ka përfunduar. Do të ketë probleme e ngecje nejsoj si atëherë kur hoqëm sportelet. Njerëzit që nuk kanë mundëi të kapin për krahu deputetin e kryetarin e bashkisë, e kanë zgjidhjen e tyre dhe janë përdoruesit më të rregullt të gjithë platformave digjitale. Kur  na thanë që do të jetë dështim kemi pasur edhe numrin më të lartë të aplikimeve nga të gjithë majat e maleve. Vulat e njoma ishin si armët kemi bërë një progres të madh që i kemi mbledhur. Njeriu që pronën e ka nga stërgjyshi duhej të varej nga vula e njomë e dikujt.

Top Channel