Një karburant pranë kryqëzimit të Shenkollit në Lezhë ka rënë pre e grabitjes nga persona të maskuar dhe të armatosur.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme ku persona të pa indetifikuar kanë grabitur xhiron ditore të karburantit.
Në kërcënimin e pistoletës dhe shkopit të bejsbollit, grabitësit kanë marrë rreth 1 milion lekë. Uniformat Blu nuk kanë dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, teksa pritet sekuestrimi i kamerave të sigurisë për zbulimin dhe kapjen e autorëve.


























