ATSH/ Më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, teksa theksoi se kjo erdhi falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave dixhitale.
“Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë të thjeshtë, ku shihet se si nga qendrat shëndetësore në zonat më të thella e deri në spitalet në zemër të Tiranës, më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale, jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë dhe gjithashtu me lajmin e mirë për ta e kolegët e tyre, se shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, – tha Rama.
/k.s/j.p



























