Një aksident ka ndodhur mesitën e sotme në autostradën “Elbasan-Tiranë”, i cili për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale. Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K. Ngjarja për pak mund të kthehej në tragjike, sepse nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D., por për fat të mirë në momentin e marrjes së flakëve nuk ka apsur asnjë person brenda. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit, i cili menjëherë ka shkuar në vendngjarje.

lajmi në përditësim