Presidenti Ilir Meta dekretoi mbrëmjen e sotme qeverinë e re Rama. Sipas informacionit nga Presidenca, në mbështetje të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të 25 prillit, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve, me propozim të Kryeministrit si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave, Presidenti Meta dekretoi emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:
Zoti Edi Rama- Kryeministër;
Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.
Dekreti hyn në fuqi menjëherë.
Edi Rama është emëruar kryeministër në fillim të Legjislaturës X, me dekretin e Presidentit të Republikës në datën 10 shtator.

























