Plazhi i Ranës së Hedhun: Një shtrirje mahnitëse në veri të Shqipërisë që e zbulova vetëm pasi u ktheva. Turistët që mbërritën në këtë plazh të qetë thonë se ka rërë të pastër dhe duna spektakolare.
Gjirokastra: Një qytet i vjetër i gurtë – që tashmë është cilësuar si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Mendoni për rrugicat e pjerrëta, gjarpëruese dhe një kala përrallore.
Liqeni i Bovillës: Kjo perlë e fshehur furnizon pjesën më të madhe të ujit të pijshëm të Tiranës, si dhe ofron pamje spektakolare të ujërave bruz.
Një thikë me dy presa
Eksperti i udhëtimeve, Nausheen Farishta tha se bumi i turizmit në Shqipëri është një thikë me dy presa.
“Nga njëra anë, ai sjell mundësi të nevojshme për komunitetet lokale. Por – ne nuk mund të mbyllim një sy ndaj sfidave që vijnë me këtë rritje të shpejtë”, tha themeluesi i “Globe Gazers”.
Është një pikë kthese e jashtëzakonshme për një vend që dikur ishte një nga vendet më të izoluara të Evropës; një vend që hapi dyert për vizitorët e huaj – kur komunizmi ra pas katër dekadash diktaturë – në 1991.
Por, ndërsa shumë destinacione po tërhiqen nga turizmi, Shqipëria po ecën drejt një zhvillimi turistik me shpejtësi.
Është e qartë se bumi i fundit i turizmit i ka dhënë Shqipërisë mundësi të jashtëzakonshme dhe sfida shqetësuese.
Por, mënyra se si zyrtarët e do drejtojnë trendin turistik – do të ketë implikime të thella për të ardhmen e ketij destinacioni – që dikur ishte vendi më i varfër dhe më i izoluar i Evropës.
Shqipëria ofron diçka vërtet unike. Do të ishte një turp i madh për ta shkatërruar atë për hir të urisë turistike – që mund t’i çonte turistët e saj diku tjetër aq shpejt sa edhe mbërritën! //a.i/atsh