ANSA/ – Microsoft ka njoftuar fillimin e një plani të ri pesëvjeçar për të përmirësuar qasjen në teknologji për personat me aftësi të kufizuara.
Plani përqendrohet në tri fusha të ndryshme, trajnimi, puna dhe teknologjia e arritshme.
Ai vjen së bashku me fillimin e një fondi të ri “IA për Qasjen”, që synon të ndihmojë ata që nuk kanë mundësi ta përdorin teknologjinë e asistuar.
Në terma konkretë, përpjekja e Microsoft-it përkthehet në trajnim gjatë punës, mbështetje financiare për sigurimin e mjeteve të studimit dhe punës dhe integrimit, në programin e tij, të funksioneve të kushtuara për të inkurajuar mundësinë e arritjes.
Për shembull, IA brenda Ëord do të zbulojë dhe shndërrojë stilet e titullit për lexuesit e verbër dhe me shikim të dobët, ndërsa një panel i ri lundrimi në Excel do t’i ndihmojë njerëzit të lundrojnë më lehtë në një fletëllogaritëse.
Këto mjete plotësojnë ato ekzistuese, që synojnë një përdorim global të teknologjisë, të tilla si Lexuesi Immersive, i përdorur tashmë nga mbi 35 milionë persona, shënimet e lehtësuara të PoëerPoint dhe mënyra e kontrastit të lartë të Teams.
Në fushën shoqërore, tiparet e reja të LinkedIn do të mundësojnë shikimin e nëntitujve automatikë për transmetime të drejtpërdrejta, transkriptime për përmbajtjen e korporatave dhe modalitetin “e errët” deri në fund të vitit.
Mënyra të reja të kontrollit në sfond në Outlook dhe në aplikacionet kryesore të Office do të mundësojnë zgjidhjen e çdo problemi në lidhje me mundësinë e përdorimit më shpejt të përmbajtjes./ /ervo/


























