ATSH/ Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, Ministri i Brendshëm Federal i Austrisë Karl Nehammer u ndal edhe në Portin e Durrësit, i shoqëruar nga zv.ministri i Brendshëm, Andi Mahila. Aty u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës,  Pirro Vengu.
Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare Eduart Merkaj bëri një prezantim të shkurtër të punës që kryejnë strukturat policore për menaxhimin e integruar të lëvizjes në Pikat Kufitare dhe masat për goditjen e paligjshmërisë në këto pika, si trafiqet dhe tentativat e migracionit ilegal.

Ministri austriak u takua me përfaqësues të FRONTEX që operojnë në Shqipëri dhe u njoh me rezultatet e operacionit të përbashkët.