Tre fuqitë evropiane kanë kërcënuar se do të aktivizojnë sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, në bazë të një mekanizmi për rivendosjen automatike të sanksioneve, nëse Irani nuk kthehet në tavolinën e negociatave për programin e tij bërthamor.
Këto vende, së bashku me Shtetet e Bashkuara argumentojnë se Irani po e përdor programin e tij bërthamor që potencialisht të zhvillojë armë bërthamore
Irani mohon se synon të ketë armë bërthamore dhe argumenton se programi i tij ka qëllime paqësore.
Teherani pezulloi negociatat me SHBA-në, që synonin frenimin e ambicieve bërthamore të Republikës Islamike, pasi Izraeli dhe SHBA-ja sulmuan ndërtesat bërthamore të Iranit në qershor.
Izraeli dhe Irani zhvilluan luftë 12-ditore, që përfundoi me një armëpushim, pak pasi SHBA-ja përdori armë të fuqishme për të shënjestruar tre objekte bërthamore të Republikës Islamike.
Që atëherë, inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore nuk kanë mundur që të kenë qasje në objektet bërthamore, pavarësisht se shefi i kësaj agjencie, Rafael Grossi, ka theksuar se inspektimet janë thelbësore. /rel
Top Channel


























