Ministrja e Arsimit dhe Sportit zj.Ogerta Manastirliu e shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkis Cërrik Andis Salla dhe deputeti i zonës Shkëlqim Bullari, kanë inspektuar punimet në shkollën 9 vjeçare “Rushan Qevani” në fshatin Selvijas të Njësisë Klos së Cërrikut. Punimet të cilat janë duke përfunduar po i japin formën e plotë një kampusi arsimor, ku përveç rikonstruksionit të godinës egzistuese të shkollës, janë shtuar një ambient për palestër, gjithashtu janë shtuar dhe një kopësht. Do të rregullohen edhe ambjentet e jashtme për të krijuar terrene sportive efektive që do ti shërbejnë jo vetëm fëmijëve por dhe të gjithë komunitetit. Shumë shpejtë shkolla në fjalë dhe kopështi do të jenë gati, për të gjithë nxënësit dhe fëmijët me kushte shumë të mira.