Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisê Znj. Evis Kushi ka mirëpritur sot në ambientet e MASR Presidentin e Federatës Botërore të Gjimnastikës Z. Morinari Watanabe dhe Ambasadorin e Japonisë në Tiranë Sh.T.Z. Takada Mitsuyuki.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Presidentit i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Z. Fidel Ylli.

Ministrja Kushi shprehet se në takimin e zhvilluar është biseduar gjatë për bashkëpunimin e mëtejshëm me qëllim zhvillimin e sportit të gjimnastikës në vendin tonë.

Ndër të tjera, ajo nënvizon se:

“Një nga objektivat e këtij takimi ishte edhe përfshirja më e gjerë e gjimnastikës në shkollat tona dhe mbështetja konkrete e Federatës Botërore të Gjimnastikës në realizimin me sukses të këtij objektivi.”

###

Link postimi:

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/344751364006971/