ATSH-DPA/ – Ministrja spanjolle e Ekonomisë, Nadia Calvino refuzoi të ishte në një foto në grup biznesmenësh sepse ajo do të ishte e vetmja grua në foto, një veprim që u lavdërua dhe u kritikua në të njëjtën kohë.
53-vjeçarja u përgëzua në rrjetet sociale nga aktivistë dhe kolegë të qeverisë së majtë, por u kritikua ashpër nga drejtuesit e lartë.
“Ky është vetëm një qëndrim”, u tha gazetarëve Antonio Garamendi, president i CEOE-së, i konfederatës spanjolle të tregtisë.
Me refuzimin e saj, Calvino mbajti një premtim të bërë në shkurt në Forumin e Liderëve të Madridit.
Calvino në atë kohë paralajmëroi se ajo nuk do të bënte më kurrë foto ose të merrte pjesë në debate nëse do të ishte e vetmja grua.
”Nuk mund ta konsiderojmë më normale që 50% e popullsisë nuk është e pranishme në ngjarje të tilla”, theksoi ajo./ /os/



























