ATSH-I.Vata/ Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka vlerësuar miratimin nga Bashkimi Evropian të Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA III) për periudhën 2021-2027.
Balla thekson se miratimi nga BE i këtij instrumenti është një sinjal i fortë mbi rëndësinë e procesit të zgjerimit.
“Falenderues për miratimin nga Bashkimi Evropian të Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA III) për periudhën 2021-2027. Ky instrument me vlerë prej 14 miliardë euro do të mbështesë vendet kandidate dhe potenciale kandidate për miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike. Miratimi nga BE i këtij instrumenti është një sinjal i fortë mbi rëndësinë e procesit të zgjerimit dhe mbështetjen në vazhdim ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria do të vazhdojë rrugëtimin e reformave të rëndësishme në dobi të anëtarësimit të vendit në familjen evropiane”, shprehet Balla. /a.a/

























