ATSH – I. Vata/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se Këshilli i Ministrave ka kaluar sot dy projektligje të rëndësishme që si vijnë si propozim i Ministrisë së Drejtësisë, ku nëpërmjet dy projektligje ne do të ratifikojmë dy konventa të rëndësishme të Këshillit të Evropës.
Pas mbledhjes së qeverisë, Manja u shpreh se “konventa e parë ka të bëjë me aksesin në dokumente zyrtare. Ndërsa konventa e dytë e Këshillit të Evropës, ka të bëjë me mbrojtjen e individëve, qytetarëve nga përpunimi automatik i të dhënave personale”.
“Me ratifikimin e këtyre konventave në Parlament dhe me nënshkrimin nga shtete pjesëmarrëse të dy këto konventa të rëndësishme do të bëhen pjesë e të drejtës tonë të brendshme dhe do jenë një përforcim i kuadrit tonë ligjor në drejtim të së drejtës së informimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Konventa e Këshillit të Evropës mbi eksesin në dokumente zyrtare është treguesi i vullneti tonë të fortë për transparencën e autoriteteve publike si një element thelbësor i qeverisjes së hapur dhe i pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje të rëndësishme dhe në çështje me interes publik. Ndërsa lidhur me konventën tjetër, që ka të bëjë me mbrojtjen e individëve nga përpunimi automatik i të dhënave personale, ka 35 vjet që konferencë shërben si baza e legjislacionit ndërkombëtarë në fushën e mbrojtjes të të dhënave personale mbi 40 shtete dhe i vetmi instrument detyrues ligjor që ka të bëjë me të dhënat personale”, tha ai.
Manja shtoi se “me hyrjen në fuqi të kësaj konvente rrit standarde e mbrojtjes së të dhënave personale për qytetarët shqiptarë njëlloj si për të gjitha shtetasi e tjerë të BE-së, po ashtu lehtëson qarkullimin e të dhënave personale ndërmjet BE-së por edhe jashtë BE-së. Janë dy konventa të rëndësishme të cilat do të votohen në Parlament dhe pastaj janë të hapura për nënshkrim nga vendet pjesëmarrëse”.



























