Qeveria miratoi shpronësimin, per interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i linjës 110 kV fibër, Librazhd”.

Sipas vendimit, shpronësimi bëhet në favor të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse për pasuritë e llojit “truall”, “arë” dhe “ullishte”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 275 925 lekësh.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 275 925 lekësh, përballohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 lekë, përballohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a.

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a.

Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Operatori Sistemit të Transmetimit, sh.a. atsh