Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 20 fëmijë në Gazë kanë vdekur nga uria dhe mjekët thonë se një numër i shtuar i tyre po vuajnë nga sëmundje të rënda fizike dhe mendore.
Korrespondentët e Zërit të Amerikës nga Stambolli dhe Rafah në Rripin e Gazës përgatitën materialin.
Fëmijët në Gazë nuk kanë shkuar dot në shkollë që kur filloi lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, por prindërit këto thonë se aktualisht ky është problemi më i vogël me të cilin përballen.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, mbi 12 mijë fëmijë kanë vdekur gjatë luftës dhe 20 të tjerë nga uria javët e fundit. Mbi 17,000 të tjerë kanë humbur ose janë ndarë nga prindërit.
Pothuaj se të gjithë fëmijët në Gazë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe prindërit thonë se edhe ata fëmijë që janë në mesin e tyre për të cilët është ofruar kujdes i shtuar, janë të traumatizuar.
“Djali im është gjithmonë zgjuar gjatë natës, duke qarë. Më thotë se i mungon babai, se dëshiron të kthehet në shtëpi. Më thotë se dëshiron të jetojmë një jetë normale siç e kishim”, thotë Hekmat Almasri, një nënë në Gazë.
Shumica e popullatës 2 milionëshe të Gazës tani po strehohet në strehimoret e Rafahut, në afërsi të kufirit me Egjiptin. Në këtë spital, mjekët pediatër thonë se secili fëmijë që e kontrollojnë po vuan nga ndonjë traumë psikologjike ose fizike dhe nga pasojat e urisë.tch


























