Që të merrni vlerat që u nevojiten duhet të konsumoni ushqime të pasura me proteina, vitamina, kripëra minerale, fibra dhe karbohidrate . Të gjitha këto elemente ndikojnë në shëndetin e mirë të nënës si dhe në rritjen dhe zhvillimin normal të bebit të ardhshëm.
Matina Çobo, mjeke specialiste në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se të punosh me nënat shtatzëna, është një nga fushat më të bukura me të cilat duhet të punosh.
‘’Realisht është një nga fushat më të bukura të punosh me nëna shtatzënë por edhe të përgatitesh për fëmijën. Në vitet ku ne jetojmë, nuk duhet të kemi më shtatzani të paparashikuara. Çdo shtatzani duhet të jetë e planifikuar, e gjitha në kuadër jo vetëm të shëndetit të nënës por edhe të foshnjes. Sepse kërkesat qoftë për makro apo për mikronutrientë janë më të shtuara dhe janë specifike në shtatzani dhe realisht nëse ne disa këshilla nuk I ndjekim disa muaj përpara konceptimit, atëherë rrezikojmë për defekte të ndryshme të zhvillimit të foshnjes, keqformime jo vetëm anatomike por edhe funksionale, patologji të ndryshme. Kështu që është shumë esenciale që të kemi shtatzani të planifikuara 3 deri në 6 muaj përpara një shtatzanie’’, tha Çobo për ATSH.
Ajo thotë se ‘’gjatë shtatzanisë kemi ndryshime qoftë të anës anatomike, fiziologjike dhe metabolike. Ajo çfarë femrat dallojnë në momentin e parë janë ndryshimet anatomike, organet gjenitale duke përmendur uterusin, do të rriten në përmasa, do të kemi një rritje dhe formim të gjinjve që është edhe shenja e parë kur ato dallojnë kur dyshojnë për një shtatzani. Do të kemi padiskutim nga ana kardiake, një rritje të debitit kardiak. Pra nëse një femër ngelet shtatzanë, sasia e saj e gjakut do të rritet nga 45 deri në 50%. Pra, për ta përgatitur nënën dhe për ta ushqyer sa më mirë fetusin që ajo do të rrisë në uterus, realisht gjaku ka një rritje prej 50% të sasisë së tij, e cila do të shoqërohet me një hedhje më të lartë kardiake duke qenë se ajo që rritet më shumë është plazma ndërsa qelizat e gjakut dhe eritrocitet rriten por në një sasi më pak të ulët. Në shtatzani ndodh edhe një anemi fiziologjike e cila nuk është anemi e cila nuk ndodh me simptomat tipike të anemisë që duhet të shqetësohemi por është fiziologjike me simptoma të lehta këputje apo të zbehjes deri diku. Por luftohet kjo anemi gjatë barrës nëpërmjet hekurit që femrat duhet ta rrisin gjatë shtatzanisë. Ndryshimet e tjera që ndodhin janë ndryshime metabolike kanë kalorazh më të lartë sesa një femër jo shtatzanë sepse një sasi shumë të lartë të energjisë ditore do të shkojë jo vetëm për mbajtjen e fetusit për zhvillimin e mëtejshëm të tij. Rritja e bmr do të shoqërohet edhe me depozitim të indit dhjamor dhe kemi shtim në peshë tek femrat i cili varion nga 5 deri në 20 kg normën fiziologjike. Ndryshimet janë të shumta dhe çdo mjek gjinekolog që ndjek një femër shtatzanë, I bën të ditura që në fillim të shtatzanisë në mënyrë që femra t’i presë’’.
Mjekja specialiste shprehet se ‘’femrat konsumojnë një sasi shumë të lartë të kalorive duke parë rastet me të cilat përballemi çdo ditë por e vërteta është që një femër i nevojitet vetëm 10% më tepër. Femra në totalin e kalorazhit ditor duhet të shtojë vetëm 200 kalori. Një femër shtatzanë duhet të hajë 5 vakte në mënyrë që të kemi një furnizim të herëpashershëm duke mos lënë orare shumë të gjata të urisë dhe një ushqim pak më i rregullt padiskutim që furnizon edhe metabolizmin tonë me kaloritë për të ndihmuar në procesin e formimit të foshnjes.
“Nutricioni gjatë shtatzanisë rol shumë të rëndësishëm kanë nutrientët, proteinat karbohidratet. Ato që nuk duhen rritur gjatë shtatzanisë janë yndyrnat. Pra, nësë tek një njeri normal ato bëjnë 10-30% të kalorazhit ditor, edhe për femrat shtatzanë mbetet po e njëjta sasi dhe nuk duhen konsumuar absolutisht yndyrnat trans apo të saturuara. Yndyrnat trans janë fast-food, ushqimet e procesuara apo ushqimet të cilat skuqen disa herë dhe nuk duhen konsumuar sepse realisht mund të krijojnë difekte të zhvillimit të foshnjes. Ndërkohë sa u takon mikronutrientëve, në shtatzani disa prej tyre kanë një rol shumë të rëndësishëm për t’u sumplementuar. Këtu përmendim jo vetëm kalciumin dhe hekurin por acidi folik që është kryesori, vitamina B12. Acidi folik ose vitamina B9 që mund ta njihni ndryshe është një supplement që duhet marrë së paku 3 muaj përpara konceptimit në një sasi 400 ml në ditë. Pra, para konceptimit dhe në 3 mujorin e parë të shtatzanisë acidi folik është 400 ml. ndërkohë në 3 mujorin e dytë dhe të tretë kjo sasi shkon deri në 800 mikrogram, po që është padiskutim pjesë përbërëse e të gjithë suplementeve që marrin gratë shtatzanë’’, tha mjekja për ATSH. z.tosku/



























