Kalo thekson se nuk duhet nënvlerësuar vaksinimi, pasi sipas tij, akoma nuk është fituar përfundimisht beteja me këtë armik të padukshëm.
“Me ose pa praninë e variantit “delta” si dhe të tjera varianteve të Sars-Cov2/Covid-19, përparësi në mbrojtjen e shëndetit tonë nga kjo “flamë mbarëbotërore” vijojnë të kenë vetndërgjegjësimi dhe së fundmi vaksinimi”, thekson Kalo.
Sipas tij, pavarësisht imunizimit aktiv pas kalimit të Covid-19 me ose pa shenja klinike, me rastin më të parë që na mundësohet kurrë të mos hezitojmë për t’u vaksinuar.
“Vaksinat e përdorura si kudo në botë edhe te ne, kanë të ndryshme përqindjen e parandalimit të Covid-19, por kanë të përbashkët përqindjen shumë të lartë përsa i përket parandalimit të mundësisë së kalimit të formave të rënda dhe të hospitalizmit prej kësaj sëmundje jetëlënduese dhe jetëmarrëse. Mbani të mbyllura veshët e “dritaret e mendjes” ndaj teorive të gjithollogëve kundra vaksinimit si proces po ashtu edhe dyshimeve të pavenda ndaj llojit të vaksinave, nëse këto vaksina janë të aprovuara nga FDA, EMA apo ËHO….”, apelon mjeku i njohur.
Njëkohësisht, vijon ai, vetëkujdesja kurrë nuk duhet nënvlerësuar në çdo rrethanë, sidomos në këto javë “të ferrit klimatik”.
“Masat për higjenën vetjake dhe atë kolektive vijojnë të jenë shumë dobiprurëse jo vetëm ndaj infeksionit nga Sars-Cov2, por ato rezultojnë mjaft të dobishme edhe ndaj infeksioneve stinore respiratore, të lëkurës, ato gastro-intestinale, të syve apo të prekjes së gjithë organizmit tonë. Ne kurrë nuk do rreshtim për t’ju informuar dhe sensibilizuar….Kini mirë parasysh se të gjitha rastet e pranuara së fundmit në spital i përkasin individëve nga grupmoshat që tashmë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës, por ata/ato kanë hezituar të vaksinohen si edhe bashkëmoshatarët e tyre…..Përse veni në rrezik jetët tuaja?….Nuk e kemi fituar ende përfundimisht betejën me këtë armik të padukshëm, përkundrazi…..Ne ishim, jemi dhe kurdoherë do të jemi aty në vijën e parë të Ruajtjes dhe të Përkujdesjes ndaj Shëndetit e Jetës suaj…..Together forever”, shprehet mjeku Kalo.

























