Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Livia Brunga ka zhvilluar takimin e shumëpritur me të atin, të cilin nuk e shihte nga afër prej 22 vitesh.
Ajo ka postuar këtë të martë një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet e buzëqeshur krah të atit. “22 vite më vonë”, shkruan ajo, ndërsa nuk fsheh gëzimin për këtë moment të veçantë dhe emocionues.
Komunikimin e parë më të atin pas më shumë se dy dekadash, Livia e pati kur ishte në shtëpinë e “Big Brother VIP”, kur në një nga netët e spektaklit, i ati u lidh live ne shtëpinë dhe u shpreh se ndihet krenar për të. “Mbaje kokën lart dhe ec përpara, nderojë babin… Herën e fundit që ke ardh me mua për 10 ditë, ka qenë edhe halla, ti mbase s’e mban mend, edhe u mërzite. Ishte e pamundur që unë të të mbaja aty, se të shkulësh një fëmijë prej nëne, nuk është e lehtë. Shpresoj që një ditë të gjesh një partner dhe të kalosh një jetë të lumtur, të mos vuash se ke vuajtur fëmijë”, ishin fjalët me të cilat ai iu drejtua Livias, teksa kjo e fundit u mbush në lot.
Ndërsa më pas, në një intervistë për “S’e Luan Topi”, Livia pa për herë të parë vëllanë nga i ati dhe tregoi se mezi pret ta takojë nga afër.
Tashmë, Livia mund të shijojë kohën e munguar me të atin dhe vëllanë.