Niko Leka, biznesmen, bashkëthemelues dhe sponsorizues në revistën e vetme ekonomike në tregun shqiptar, MONITOR, në një analizë të gjatë ironizon dhe plot sarkazëm shkruan për qëndrimin dhe fjalët e përzgjedhura nga ambasadori I BE-së në Tiranë, Luigi Soreca për Ditën e Evropës.

“Ne që kemi jetuar edhe në diktaturë, na kujton ato të cilave duhet tu qëndronim strikt, klisheve të marksizëm leninizmit” shkruan jo pa shpoti Niko Leka, I cili veren se në këtë ditë të rëndësishme të lirisë dhe demokracisë së Evropës, ambasadori i BE zgjodhi të mos përmendë askund zgjedhjet në Shqipëri, që nga njëra palë, janë jo pak të kontestuara.

Shkruan Niko Leka:  

Në Ditën e Europës, ambasadori përfaqësues i BE kish botuar në një prej gazetave një shkrim simbolik për Ditën e Europës.

Me një shqipe relativisht bazike (nëse e ka shkruar vetë në fakt duhet përgëzuar) u drejtohej qyteatrëve shqiptarë pëe tu folur për vlerat e europës. Duke qendruar koherent me situatën e pandemisë, ai e vë theksin te vlerat e paqes dhe solidaritetit.

Pa dashur të hyj në detaje të shkrimit, fokusi vihet te kontributi I BE me ndihat material që I janë dhënë Shqipërisë, jo vetëm financiare, por në kuadër të pandemisë globale deri te vaksinat…

Ne qe kemi jetuar nën diktaturën e regjimit komunist, një shkrim I tillë na kujton ato të cilat duhet tu qëndronin strikt klisheve të marksizëm leninizmit. Autorët duhet të përdornin një gjuhë të drunjtë, për të lartësuar veprat e ndërtimit socialist të vendit, të financuara nga ndihmat e Kinës komuniste, si shembulli I përkryer I internacionalizmit proletar. Edhe sot e kësaj dite, hidrocentralet mbi Drin, të ndërtuara me mbështetjen financiare kineze, prodhojnë energji për popullatën apo edhe për eksport. E mbasë në një vit, ky prodhim në vlera monetare mund të jetë I krahasueshëm me ndihmat që përmend ambasadori I nderuar e qe Europa I akordon Shqipërisë.

…nuk mund të mos të bëjë përshtypje që në shkrimin për Ditën e Europës, të simbolit tonë të lirisë e demokracisë të mos ketë asnjë fjalë në gjithë shkrimin e ambasadorit të BE për ngjarjen më të rëndësishme politike të vitit, zgjedhjet për parlamentin e vendit, të zhvilluara vetëm dy javë më parë. Kjo bëhet edhe më e rëndë kur problematikat e shfaqura në kufizimin e lirisë së votës, fshehtësisë së saj, por edhe imponimit e blerjes apo tjetërsimit, si forma më banale, janë dëshmuar gjerësisht në media e më gjerë….

Ështe për të ardhur keq që ambasadori I BE Soreca, me gjuhën e drunjtë të përdorur zgjodhi indiferencën, injorimin e fakteve, dhe mohimin e realitetit, si mesazh për shqiptarët në këtë ditë simbolike të Europës, por edhe moment vendimtar për demokracinë në vendin tonë. Ne besojmë se meritojmë më shumë.

(Shkrimi I plotë është botuar në revistën Monitor)