Eshtë arrestuar një 52 vjeçar, me detyrë topograf, pranë Njësisë Administrative Qendër, Vlorë.
52 vjeçari Admir Gozhupa pajisi një shtetas me dokument zyrtar, në këmbim të ryshfetit.
Arrestimi i tij u bë falë operacionit policor të koduar “Harta”, pas një hetimi 1-mujor.
Mbi Gozhupën rëndon vepra penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.oranews



























