Aleanca Franceze Elbasan, Specialistët e sektorit të Trashëgimisë Kulturore Elbasan dhe Muzeu Etnografik Elbasan organizuan aktivitetin e përbashkët me tematikë “Njohja e trashëgimisë kulturore të trevave të Elbasanit”.
Në këtë aktivitet morën pjesë fëmijë të grupmoshave të ndryshme të kampit veror të fëmijëve të Aleancës Franceze.
Gjatë këtij aktiviteti fëmijët vizituan ambjentet e Muzeut Etnografik të qytetit Elbasan dhe u njohën me mënyrën e jetesës, zakonet, veshjet dhe elemente të ndryshëm etnografike të ekspozuar të trevave të Elbasanit. Më pas në ambjentet e Aleancës Franceze Elbasan, fëmijët me shpjegimin e specialistëve të trashëgimisë kulturore (DRTK Korçë), punuan së bashku lojën “Mos u Nxeh! Elbasani”, e cila ka si qëllim që nëpërmjet argëtimit t’i njohë fëmijët me Monumentet e Kulturës dhe elemente të trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale të qytetit.atsh



























