”Vendit i duhen garanci nga aleanca se nuk do të zgjerohej më tej”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

”Pritjet e Moskës në lidhje me bisedimet janë realiste”, tha Ryabkov.

“Bazuar në sinjalet që kemi nga Uashingtoni dhe Brukseli ditët e fundit, mendoj se do të ishte naive të supozohej përparim, e lëre më pastaj përparim i shpejtë”, theksoi ai.

Ryabkov theksoi gjithashtu se Rusia nuk po planifikonte të diskutonte trazirat në Kazakistan me delegacionin amerikan të kryesuar nga zëvendëssekretarja e Shtetit, Wendy Sherman.

Ish-republika sovjetike është tronditur nga protestat antiqeveritare dhe i ka kërkuar ndihmë një aleance ushtarake të udhëhequr nga Rusia.

SHBA ka akuzuar Rusinë për shtimin e trupave në zonat në kufi me Ukrainën.

Rusia mohon çdo plan pushtimi.

Nga ana e saj, Moska është shprehur kundër pranimit të vendeve të tjera të Evropës Lindore në NATO dhe po kërkon garanci që Ukraina të mos bëhet kurrë anëtare e