Ditën e mërkurë vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

 

 

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

 

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe perëndim të vendit, reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht me intensitet mesatar. Në orët e mesditë reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët por përgjatë relieveve malore të vendit. Në intervale të shkurtëra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

 

 

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpetësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpjetësi deri në 14m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

-në zonat malore 8 deri 22 °C

 

-në zonat e ulëta 9 deri 28°C

 

-në zonat bregdetare 13 deri 27°C

 

Top Channel