Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 321 testime për COVID-19, nga të cilat kanë kanë rezultuar pozitivë 89 qytetarë, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe 179 të shëruar.
Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se janë kryer 321 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 89 qytetarë, në këto bashki: 30 në Tiranë, 10 në Kurbin, nga 9 qytetarë në Kavajë, Lushnjë, 8 në Pogradec, 5 në Dibër, 3 në Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mallakastër, Vlorë, Berat, Bulqizë, Gramsh, nga 1 qytetar në Shkodër, Sarandë, Përmet.
“Janë 3,331 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria.
“Janë shëruar 179 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,991 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Statistika (15 gusht 2022)
Raste të reja ditore 89
Të shëruar në 24 orë 179
Të shtruar në spitale 27
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 321
Testime totale 1,942,526
Raste pozitive 321,893
Raste të shëruara 314,991
Raste aktive 3,331
Humbje jete 3,571
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,271
Fier 512
Durrës 310
Vlorë 301
Gjirokastër 186
Berat 152
Korçë 137
Lezhë 132
Shkodër 132
Elbasan 124
Dibër 47
Kukës 27


























