Nesër besimtarët muslimanë nisin agjërimin e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, si një nga pesë shtyllat kryesore të fesë islame.

Për këtë arsye, Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, në një konferencë për shtyp foli më shumë rreth nisjes së këtij Muaji të Madhërishëm, i cili nuk vjen si herët e tjera, për shkak të problemeve të pandemisë së koronavirusit.

Ndryshe nga çdo vit, nuk do të kryhet falja e zakonshme për besimtarët në shesh, por secili prej tyre do ta bëjë individualisht nëpër shtëpitë e tyre. Kjo, për shkak të ruajtjes nga panedmia e Covid-19.

Elbasaninews.tv