Në kuadër të muajit të Ramazanit, Myftinia e Elbasanit, në bashkëpunim me Fondacionin “Gjysmëhëna e Kuqe”, ka shpërndarë 100 pako ushqimore për fëmijët jetimë.

 

Kjo nismë, e realizuar nën kujdesin e znj. Myzejen Duka, synon të ofrojë mbështetje dhe përkujdesje për këta fëmijë, duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies së tyre gjatë kësaj periudhe.

Është kthyer në traditë që ne muajin e shenjtë të Ramazinit dhe jo vetem, Myftinia e Elbasanit  ti gjendet pranë të gjithë atyre familjeve në nevojë, për t’ua bërë këtë muaj sa me te begatë.