Ditën e sotme moti u ndikua nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar.
Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Top Channel sinoptikania Elida Maloçali, u shpreh se për fundjavën dhe fillimjavën, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të ditës dhe në pjesën më të madhe të territorit, por nuk do të mbarojnë edhe shtrëngatat afatshkurta në vendet me reliev malor.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësinë 8m/s, ndërsa, përgjatë vijës bregdetare, hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12m/s, duke bërë që valëzimi në det të jetë i forcës 2-3 ballë
Temperaturat në vlerat e mesditës, nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme. Ato do të jenë rreth vlerave 16-17 gradë Celsius.
Top Channel



























