ATSH-DPA/ – Miliarderi Elon Musk shpreson të mbledhë rreth gjysmë milioni përdorues për shërbimin e tij satelitor të internetit ”Starlink” deri në mes të vitit të ardhshëm.
Kompania e udhëtimit hapësinor të Musk ”SpaceX” pret që të jetë në gjendje të përhapë internetin nga hapësira në pjesën më të madhe të botës deri në gusht.
”Starlink” aktualisht ka pak më shumë se 69 000 përdorues”, theksoi Musk në një intervistë.
Shefi i Tesla thekson se ai nuk e sheh shërbimin ”Starlink” si një konkurrencë për ofruesit e telefonit celular, por si një shërbim plotësues.
”Ndërtimi i sistemit ‘Starlink’ do të kushtojë 15 deri në 20 miliardë dollarë. Nëse rrjeti gjeneron të ardhura me kalimin e kohës, paratë duhet të shkojnë drejt kompletimit të raketës ‘Starship’ të ‘SpaceX”, theksoi ai.
Shërbimi ”Starlink” aktualisht u premton përdoruesve shpejtësi të shkarkimit deri në 100 Mbps dhe shpejtësi ngarkimi prej 20 Mbps.
Vetë ”SpaceX” aktualisht kushton dy herë më shumë për këto terminale, por ”SpaceX” dëshiron ta ulë çmimin në disa qindra dollarë me kalimin e kohës./ /os/



























