Gjykata e Lartë e Brazilit ratifikoi të hënën vendimin e një prej gjyqtarëve të saj për të pezulluar rrjetin social “X” të Elon Musk për shkelje të dyshuara, përfshirë atë të aktivizimit të llogarive të bllokuara.
Lundrimi në rrjet në vend është bllokuar që nga mëngjesi i së shtunës, disa orë pasi gjyqtari urdhëroi pezullimin e platformës.
Vendimi i tij erdhi pasi Musk nuk përmbushi një urdhër për të emëruar një përfaqësues të ri ligjor për kompaninë në Brazil, një kërkesë që X e ka refuzuar si “të paligjshme”
Të hënën, pesë gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, votuan në një seancë virtuale për të mbështetur vendimin e Alexandre de Moraes.
Musk, i cili gjithashtu zotëron Tesla dhe SpaceX, reagoi me tërbim ndaj urdhrit të së premtes së kaluar, njëkohësisht ka hedhur akuza ndaj gjykatësit.
Pezullimi i X erdhi pak më shumë se një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve komunale në vend, teksa në X numëronte rreth 22 milionë përdorues në Brazil, sipas statistikave të DataReportal.
Top Channel