Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka njoftuar se shumë shpejt do të hapë dyert muzeu kushtuar historisë së Forcave të Armatosura.
Me në të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se aty do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së FA në vite.
Kreu i Qeverisë shkruan se aty dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap.
“MIRËMËNGJES shumë shpejt do të hapë dyert muzeu më i ri, kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së tyre në vite, në rreth 100 mijë metër katrorë sipërfaqe, aty ku dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga vandalët pa kujtesë e pa shije të pushtetit të korruptuar në palcë…
Një mjedis muzeal unikal në periferi të kryeqytetit, me zonën e mirëfilltë muzeale e atë rekreative, ku natyra e bukur dhe hapësirat brenda objekteve do të krijojnë një pikë të re referimi për vizitorët e të gjitha moshave dhe turistët padyshim,” shkruan Rama.



























