“Shumë kujtime u zgjuan mbrëmë gjatë një koncerti magjik me artistët shqiptarë teksa interpretonin hite të muzikës amerikane jazz, swing, spirituale, dhe pop”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Koncerti i quajtur “Rikthim i Mbrëmjes me Muzikë Amerikane” e ktheu publikun pas në koncertin e parë të vitit 1991 kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike.
Ambasada amerikane ka falënderuar profesoreshë Suzana Turkun, Ekland Hasën, Kastriot Tushën, Josif Gjipalin, Nevila Matia-n, Band-in dhe korin Pax Dei për këtë performancë magjepsëse të muzikës së lirisë.



























