/ATSH-DPA/ – Një tifoz futbolli vdiq gjatë finales së Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Spanjës në Mynih, konfirmoi organi evropian i futbollit, UEFA.
Policia tha se një burrë ra nga niveli i dytë i tribunës kryesore të ”Allianz Arena”, në nivelin e poshtëm, gjatë minutave të fundit të ndeshjes.
Loja vazhdoi pa ndërprerje, ndërsa mjekët trajtuan personin.
UEFA tha se pavarësisht përpjekjeve më të mira të ekipit mjekësor, personi vdiq pak pas mesnatës (22:06 GMT të dielën).
“Mendimet tona janë me të dashurit e tyre në këtë kohë të vështirë”, tha UEFA.
Trajneri spanjoll, Luis de la Fuente e filloi konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes duke ndarë ngushëllimet e tij.
“Para se të fillojmë me pyetjet, do të doja të shprehja ngushëllimet e mia sepse një tifoz vdiq në tribuna sot”, tha de la Fuente.
“Ngushëllimet e mia familjes”, shtoi ai.
“Ky është një lajm jashtëzakonisht i trishtueshëm”, tha trajneri i Portugalisë, Roberto Martínezai./ a.jor