Krijues të fjalës poetike nga treva të ndryshme të vendit u bashkuan në Bibliotekën Publike “Qemal Baholli” Elbasan, për të promovuar librin me titull domethënës “Na bashkoi poezia” – Nr. 24.

Në sallën e bibliotekës, autorët Hava Muçollari dhe Ilmi Dervishi, bashkautorë të këtij botimi, si edhe krijues të tjerë si Agim Xheka, Sheqere Sina, Meri Kusi, Prenda Sejdia, Perikli Shuli, Haki Çollaku, Imer Hysa, Jahja Delia, Piro Millona Minella e shumë të tjerë, u pritën me përzemërsi nga znj. Elisa Janku, e shoqëruar nga ish-drejtoresha znj. Manjola Hatellari.

Të pranishëm në këtë veprimtari ishin edhe krijues elbasanas si Agim Qoku, Valbona Jolla Hani, Isa Muça, Petrit Qoku, Meri Myftari Qosja, Juli Sono, Bardhul Toda e të tjerë, duke e kthyer këtë ditë në një festë të bukur poetike.

Pas përshëndetjes së mirëseardhjes nga znj. Elisa Janku dhe fjalës përshëndetëse të znj. Manjola Hatellari, aktiviteti vijoi nën drejtimin profesional të Katiola Karollit, me leximin e poezive nga autorët pjesëmarrës.

Në përmbyllje, juria e përbërë nga Arjana Liçi, Meri Myftari Qosja dhe Bardhul Toda, ndau çertifikata mirënjohjeje për të gjithë pjesëmarrësit dhe vlerësoi me çmime tre autorë:

Çmimi I – Elena Feruku

Çmimi II – Haki Çollaku

Çmimi III – Sheqere Sina

Në kuadër të këtij promovimi, autorë të ndryshëm dhuruan libra për fondin e Bibliotekës, duke e pasuruar më tej këtë hapësirë të dijes dhe kulturës.

Takimi u mbyll mes falënderimesh dhe emocioneve të sinqerta, me premtimin për rikthime të tjera të bukura poetike në këtë institucion që mban gjallë traditën dhe kulturën e thellë të qytetit të Elbasanit.