Leonardo Spinazzola, përgatitet për aventurën e radhës në Serie A dhe pas Romës, mbrojtësi i krahut të majtë zgjodhi Napolin.

Në konferencën e parë për shtyp si një napoletan, Spinazzola theksoi se i zgjodhi të kaltërit edhe prej trajnerit Antonio Conte ndërsa nuk hezitoi t’i dërgonte një ftesë edhe sulmuesit Romelu Lukaku.

“Conte? Pas shumë vitesh ne jemi këtu duke punuar së bashku dhe kjo sigurisht ka pasur një ndikim të madh në zgjedhjen time. Conte është nga ata që të shtyn përtej limiteve, ka disa koncepte që janë shumë të vlefshme.

Në ndryshim nga Roma e Mourinhos, me Conten ka më shumë taktikë. Ai i ngjason pak stilit të Gasperinit. Lukaku? Ishte shoku im i skuadrës te Roma, është një mik i imi dhe kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Por, nuk ka folur me të për Napolin, të shohim nëse do të na bashkohet”, u shpreh Spinazzola. /Supersport

Top Channel