Piktori Sali Shijaku është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka njoftuar djali i artistit, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

I lindur në vitin 1933, Shijaku ishte një nga piktorët më të rëndësishëm shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Ndër vite është vlerësuar dhe nderuar me disa çmime, ndërsa në vitin 1969 mori titullin “Artist i Merituar” dhe më 1979 titullin “Piktor i Popullit”. U nderua me titullin “Nderi i Qarkut të Tiranës” (2004).

 

Top Channel