Pas raportimeve të shumta për aksidente të shkaktuara nga monopatinat elektrike, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të menjëhershme për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve në rrugët urbane dhe në trotuare.Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar *991 raste urgjencash* të lidhura me monopatinat, disa prej të cilave kanë rezultuar me *dëmtime të rënda dhe humbje jete*. Kjo situatë ka nxitur Policinë që të ndërhyjë në mënyrë të vendosur për të parandaluar rrezikun ndaj jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Duke filluar nga dita e hënë, *ndalohet përdorimi i monopatinave elektrike* në qytetet e vendit, përfshirë Elbasanin. Operacioni do të shoqërohet me kontrolle në terren, gjoba për shkelësit dhe *bllokim administrativ të mjeteve*, deri në miratimin e një rregulloreje të posaçme që do të përcaktojë qartë mënyrën e përdorimit të tyre.Qëllimi i këtij vendimi është mbrojtja e qytetarëve dhe parandalimi i aksidenteve, ndërsa Policia e Shtetit apelon për *mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët*, deri në vendosjen e një kuadri të sigurt ligjor për këto mjete.