Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ndër të parët për ndarjen nga jeta të aktorit legjendar të filmave aksion, Chuck Norris.
Në një mesazh publik, Netanyahu e cilësoi Norrisin si “një mik të madh të Izraelit dhe një mik personal”, duke vlerësuar mbështetjen e tij ndër vite.
Reagim pati edhe ambasadori i Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Izrael, Mike Huckabee, i cili e quajti vdekjen e aktorit “lajmin më të trishtueshëm që kam dëgjuar prej kohësh”.
Norris kishte qenë aktiv edhe në politikë, duke mbështetur kandidaturën e Huckabee për nominimin presidencial republikan në vitin 2008.
Top Channel



























