Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu reagoi sot ndaj deklaratave të opozitës mbi situatën e reshjeve.
Ndreu u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale se, “koha e gjumit dhe moskujdesit ka perënduar që në 2019!”.
“Bashkia Lezhë, ka qenë në të gjitha rastet e fatkeqësive natyrore si tërmet, pandemi, zjarre dhe përmbytje afër qytetarëve!”, theksoi ai.
Por, theksoi Ndreu, “nëse di ndonjë nga opozita të parashikojë motin më mirë se Shërbimin Meteorologjik Ushtarak, të na ndihmojë se kështu i shërben pikësëpari vetes dhe qytetarëve!”
Ndreu nënvizoi se, “falë gatishmërisë dhe ndërhyrjeve nga shërbimet e bashkisë Lezhë është bërë e mundur parandalimi i pasojave të rënda në njerëz!”.


























